Mundësi punësimi në Kolegjin Europian të Kosovës: Zyrtare për çështje administrative dhe studentore

Rreth nesh

Kolegji Europian i Kosovës është institucion universitar i themeluar në vitin 2013 në Prishtinë , Kosovë. Themelimi i Kolegjit Europian të Kosovës është rezultat I bashkimit të një stafi vendor dhe ndërkombëtar me qëllimin e vetëm “Krijimin e vlerave të reja europiane , për një të ardhme më të begatë“. Kolegji Evropian i Kosovës do të aplikojë dhe sigurojë përsosmëri në mësimdhënie, të mësuar dhe kërkime brenda një mjedisi gjithëpërfshirës. Studenti, i vënë në qendër të interesimit, do të nxitet që të jetë i gatshëm për të marrë dhe për të rritur rolin e tij udhëheqës në biznes, profesion, industri, në shërbimin publik dhe në shoqëri. Institucioni do të nxisë vjeljen dhe fitimin e njohurive dhe transferimin e tyre si dhe angazhohet në zhvillimin arsimor të shoqërisë, në një mënyrë ndryshe, me synimin e përgatitjes së kuadrove për të hyrë në biznes dhe në jetën shkencore në suaza kombëtare dhe ndërkombëtare.

Titulli i postimit * Mundësi punësimi në Kolegjin Europian të Kosovës: Zyrtare për çështje administrative dhe studentore
Kategoria Administrative/Zyre
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Departamenti për Administratë i ECK
POZITA: Zyrtare për çështje administrative dhe studentore .
Mardhënie e rregullt pune (2 pozita)
 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Kryen punët administrative lidhur me çështjet studentore që i përkasin Kolegjit Europian të Kosovës .
2. Mban databazën e të dhënave të studentëve brenda Kolegjit Europian të Kosovës .
3. Ndërmerr veprimet e nevojshme për të siguruar që të gjitha punët administrative lidhur me çështjet studentore të realizohen në mënyrë efektive dhe efikase.

Kushtet e kërkuara:
-Pregaditja e lartë universitare (e deshirueshme /jo obligative),
- Dëshmia për aftësi kompjterike (MS Office).
-Njohja e gjuhës angleze, niveli (B2)
-Përvoja e punës në administratë (e deshirueshme),
- Aftësi të zhvilluara komunikimi (obligative).

Dokumentet për aplikim:
- CV –ja e aplikanitit (Foto e bashkangjitur në CV)
- Diploma e Fakultetit të përfunduar (E Skenuar)
- Dëshmi e Gjuhës Angleze (E Skenuar)

Afati i aplikimit: 21/03/2016 deri me datë 25/03/2016

Të gjithë kandidatët e interesuar për aplikim, luten që të dërgojnë CV-të së bashku me dokumentet për aplikim në email adresën work@eck-edu.org, jo më larg se 25 mars 2016 me subject : Aplikim për pozitën Zyrtare për cështje administrative dhe studentore.

Me shumë informata në lidhje me Kolegjin Europian të Kosovës ju lutem vizitoni www.eck-edu.org

Kërkesat e profilit

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
1. Kryen punët administrative lidhur me çështjet studentore që i përkasin Kolegjit Europian të Kosovës .
2. Mban databazën e të dhënave të studentëve brenda Kolegjit Europian të Kosovës .
3. Ndërmerr veprimet e nevojshme për të siguruar që të gjitha punët administrative lidhur me çështjet studentore të realizohen në mënyrë efektive dhe efikase.