ASISTENTE EKZEKUTIVE- PRISHTINË

Rreth nesh

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Titulli i postimit * ASISTENTE EKZEKUTIVE- PRISHTINË
Kategoria Asistent/e
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Në emër të një nga klientët tanë bankë nacionale po kërkojmë të punësojmë në Prishtinë/Kosovë:

ASISTENTE EKZEKUTIVE- PRISHTINË

  • Përgjegjëse për të gjitha punët administrative të Zyrës Ekzekutive;
  • Përgjegjëse për mirëmbajtjen e kalendarit ditor të Ekzekutivit duke përfshirë takimet brenda dhe jashtë bankës, organizon mbledhjet si dhe pranon mysafirët e Zyrës së Ekzekutivit;
  • Përgjegjëse për mbajtjen e minutave gjatë takimeve të Ekzekutivit, si dhe përcjellen e follow up.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Përgjegjëse për të gjitha punët administrative të Zyrës Ekzekutive;
  • Mirëmban kalendarin ditor të Ekzekutivit duke përfshirë takimet brenda dhe jashtë bankës, organizon mbledhjet si dhe pranon mysafirët e Zyrës së Ekzekutivit;
  • Mbajtjen e minutes of meeting;
  • Kontrollon postën elektronike që dedikohet për Zyrën Ekzekutive dhe pranimin e letrave zyrtare;
  • Është përgjegjëse për mbajtjen dhe ruajtjen e të gjitha dokumenteve të rëndësishme të Zyrës së Ekzekutivit dhe të departamenteve tjera të bankës;
  • Koordinon udhëtimet zyrtare (biletën e udhëtimit, rezervimin e hotelit,etj);
  • Përgatitë pasqyrën e shpenzimeve të udhëtimit për Zyrën e Ekzekutivit dhe e dërgon në Departamentin e Financave;
  • Është e obliguar të ruajë konfidencialitetin e Bankës;
  • Pranon të gjitha shkresat, i administron dhe i regjistron në librin e protokollit;
  • Të gjitha shkresat i klasifikon dhe i shpërndan tek personat adekuat;
  • Protokollon dokumentet të cilat vijnë nga jashtë dhe i dorëzon në Departamentin apo tek personat përkatës;
  • Është e ngarkuar me vulën e rrumbullakët dhe vulën katërkëndëshe të Bankës dhe Librat e Protokollit;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;

Kërkesat e profilit

KËRKESAT E PROFILIT:

  • Aftesi per te marrë vendime dhe përgjegjesi;
  • Fakulteti Ekonomik ose i ngjashëm;
  • Mbi 2 vit përvojë pune në bankë apo në punë administrative;
  • Në gjendje të punojë nën presion;
  • Njohje e Gjuhës Angleze në të folur dhe shkruar e obligueshme;
  • Njohje e punës me kompjuter;
  • Aftësi të mira organizative.

KOMPETENCAT KYÇE PËR ASISTENTE EKZEKUTIVE

  • Integriteti dhe Besimi;         
  • Përcaktimi I prioriteteve;
  • I/e orientuar drejtë zgjedhjes së problemeve;
  • Planifikimi;
  • I/orientuar drejt rezultateve.

Tjetër (Opsionale)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të aplikojnë online duke klikuar në butonin APLIKO ONLINE. Dërgoni aplikimin tuaj (CV në gjuhën angleze). Për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znjsh. Doruntina JAKUPI në numrin e telefonit + 381 38 749001 (nga Hënë në të Premte) apo nëpërmjet E-mail at: d.jakupi@headhunter.al jo më vonë se data 17 Prill 2017. 


Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

Paga Konkuruese