Inxhinier Mekanik

Rreth nesh

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Titulli i postimit * Inxhinier Mekanik
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 24   vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 5 (pesë) vende të lira pune për:

Inxhinier Mekanik

Kërkesat e profilit

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

Përpunon dosjen e dëmit që në momentin që e merr për trajtim.  Kryen  akt ekspertizen, si edhe foto të mjetit të dëmtuar. Përgatit  akt vlerësimin  e dëmit, bazuar ne manualet, katalogët e riparimit të mjeteve si dhe klasifikimin e mjeteve ne tre kategori. Njofton klientin për vlerën e dëmit / ndjek  riparimin e mjetit  në servis. Hedh në program të gjithë procesin e punës për trajtimin e dëmit të dosjes.

Kriteret që aplikanti duhet të plotësojë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike.
  2. Të ketë dy vjet eksperiencë pune në trajtimin e dëmeve.
  3. Të jetë njohës i mjeteve motorike dhe Kodit Rrugor.
  4. Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, Internet.
  5. Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
  6. Të ketë aftësi shumë të mira analizuese dhe monitoruese.

Të interesuarit, brenda datës 24.11.2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.