Koordinator Marketing (Marketing and Trade-Marketing Coordinator) / Departamenti i Shitjes

All Balcans Corporation
Rreth nesh

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" (AlbanCorp Group) sh.a është një kompani distribucioni e mallrave të konsumit, e vendosur në Tiranë dhe e themeluar në vitin 1995, me një eksperiencë prej 21 vitesh në tregun shqiptar. Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a ofron një portofol cilësor dhe konkurrues të bazuar në nevojat e konsumatorëve vendas. Me rrjetin tonë mbarëkombëtare të shpërndarjes, ne ofrojmë produkte me cilësi të lartë të kompanive të njohura për çdo familje në Shqipëri. Klientët janë partnerët tanë: Ne tashmë kryejmë shpërndarje të mallrave në më shumë se 7000 klientë në të gjithë Shqipërinë. Partnerët tanë të Biznesit janë BEIERSDORF, GlaxoSmithKline, Mondelez International, Manner, Arcor dhe Trompenburg, Friesland Campina, Mutti. Produktet tona në Kategorinë “Përkujdesje Personale” numërohen NIVEA Visage, NIVEA for men, Labello, Aquafresh, Sensodyne, Parodontax & Corega, Nivea Body Essential Line products, Nivea Hair Care products, Nivea Baby Care products, Nivea Sun products etj. Në kategorinë “Ushqimore” numërohen të gjitha produktet nën emrin Milka, Toblerone dhe Manner, vafera të brand-it Napoli, biskota të kripura dhe të ëmbla nën emrin Barni, Milka Soft Cake, Milka Biscuits, TUC, Elvita, Horega, karamele dhe camcakëza si Trident Splash & Senses, Poosh, Bonibon, Olips, Missbon dhe Barkleys, bustinat e kafes nën emrin e njohur Jacobs, salca për pasta nën emrin Mutti, djathi i shkrirë nën emrin e njohur Philadelphia, qumësht dhe drithëra për fëmijë të porsalindur, qumësht të pasterizuar për të rritur dhe fëmijë nën emrin NOYNOY, Frisolac, Frisomel, Frisogrow, kos frutash nën emrin Campina Fruttis dhe Yogfun, etj.

Titulli i postimit * Koordinator Marketing (Marketing and Trade-Marketing Coordinator) / Departamenti i Shitjes
Kategoria Marketing/Shitje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Kompania "ALL BALCANS CORPORATION" sh.a kërkon të punësojë në pozicionin:

Koordinator Marketing

(Marketing and Trade-Marketing Coordinator)

Departamenti i Shitjes

Kërkesat e profilit

  • Koordinimi dhe zbatimi i të gjitha aktiviteteve të Marketingut të AlbanCorp duke përfshirë aktivizimin sipas marrëveshjes me Partnerët e Biznesit, promovimin e aktiviteteve AlbanCorp tek Partnerët e Biznesit aktual dhe potencial etj,
  • Koordinon dhe ekzekuton aktivitetet e marketingut për të gjithë portfolin AlbanCorp,
  • Koordinon përgatitjen e të gjitha POSM në përputhje me kërkesat e të gjithë brand managers,
  • Sjell inovacion, propozon ide te reja dhe materiale të reja me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ekzekutimit dhe efektivitetit të aktiviteteve të marketingut dhe POSM,
  • Promovon aktivitetet dhe produktet e All Balcans, ndihmon Brand Manager në përgatitjen e shembujve të aktivizimeve më të mira që do të ndahen në baza mujore me partnerët e biznesit
  • Përgjegjës për Krijimin dhe Përditësimin e Databazës nga partneri i biznesit,
  • Promovon aktivitetet e All Balcans në drejtim të palëve të treta, duke përfshirë faqen web AlbanCorp dhe faqen FB,
  • Ndihmon Brand Manager në përmirësimin e materialeve ekzistuese ose krijimin e materialeve të reja që rrisin njohuritë e përgjithshme rreth portofolit AlbanCorp brenda dhe jashtë,
  • Ndihmon Brand Manager në raportimin e aktiviteteve të konkurrentëve kryesorë në çdo kategori produkti ku operon All Balcans,
  • Përgjegjës për përgatitjen dhe përditësimin e bazës së të dhënave të konkurrentëve,
  • Raporton ne menyre te sakte analizen e te dhenave dhe raporton sipas kerkesave te brendshme dhe te jashtme.

Tjetër (Opsionale)

KËRKESAT:

  • Diplomë Universitare në fushen e Ekonomisë, Administrim Biznesi, Marketing (preferohet me studime pasuniversitare),
  • Eksperience e ngjashme rreth 2-5 vite si Marketing apo Trade Marketing ne fushen e distribucionit, ose agjensi marketing,
  • Njohuri shumë të mira në MS Office, vecanërisht në excel,
  • Njohuri shume te mira ne gjuhen angleze,
  • Te kete aftesi krijuese dhe inovativ/e,
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe të jetë i/e besueshëm,
  • Aftësi të mira organizative,
  • Aftësi për të menaxhuar kohën,
  • Të jetë i/e kujdesshëm ndaj detajeve dhe numrave,
  • Te jetë i/e gatshëm, dinamik dhe i aftë të punojë në grup,
  • Të ketë aftësi në zgjidhjen e problemeve dhe të punoj nën presion.


TË INTERESUARIT TË DORËZOJNË CV PRANË:

Departamenti i Burimeve Njerëzore

hr@albancorp.com

Vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31.07.2018.

__________________

All Balcans Corporation Sh.A.
Rr. Gjergj Legisi, Tiranë, Shqipëri
Web: www.albancorp.com