Inxhinier Zbatimi per objekte civile

Rreth nesh

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, ku aktualisht kompania do të zhvillojë hidrocentrale me mbi 100 MW kapacitet të instaluar. Aktualisht, kompania është e angazhuar në një sërë projektesh në të gjithë vendin, duke kombinuar njohuritë, aftësitë, përvojën dhe angazhimin për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe cilësi të lartë.

Titulli i postimit * Inxhinier Zbatimi per objekte civile
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

  • Inxhinieri i Zbatimit eshte pergjegjes per sigurimin e zbatimit e te gjitha aspekteve te projektit per objektin qe do te ndertohet.

Kërkesat e profilit

  • Kryen rol teknik, organizativ dhe supervisor per projektet ne ndertim;
  • Zbaton planet e parashikuara per projektin;
  • Kontrollon planet, vizatimet si dhe saktesine e perllogaritjeve;
  • Perzgjedh materialet per ndertimin gjate procesit te blerjes;
  • Menaxhon, interpreton dhe monitoron dokumentat e kontratave;
  • Bashkepunon me klientet, arkitektet, topografet me qellim saktesimin e proceseve ndertimore;
  • Kontrollon kushtet teknike nese jane ne linje sipas praktikave dhe procedurave te parashikuara.

Tjetër (Opsionale)

Edukimi: Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise ndertimit

Gjuhe te huaja: Anglisht (njohuri mesatare)

Njohuri kompjuterike: Paketa Microsoft Office,Autocad, Pragrame te tjera te projektimit inxhinierik

Eksperienca e kerkuar: Mbi 5 vjet pune

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. 

Afati i fundit i aplikimit është data 12 Maj 2016, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Gener-2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.