Web Designer

Rreth nesh

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Titulli i postimit * Web Designer
Kategoria Software/Web Development
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri sigurimi me eksperiencë 24 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1 (një) vend të lirë pune për:

Web Designer

Përmbledhje e detyrave dhe përgjegjësive:

  • Krijimi i dizajneve të faqeve të internetit për kompanine në përputhje me kërkesat. 
  • Përdorimi i teknologjive të ndryshme për të krijuar dizajne të shkëlqyeshme dhe të funksionueshme. 
  • Vlerësimi i funksionimit të faqeve të internetit dhe ndryshimi i tyre nëse është e nevojshme për të përmirësuar eksperiencën e përdoruesit. 
  • Ndërtimi i faqeve të internetit të përshtatshme për pajisjet mobile dhe desktop. 
  • Bashkëpunimi me ekipet e zhvillimit dhe të përdoruesve për të siguruar që dizajni i faqeve të internetit të jetë i integruar me funksionimin dhe qëllimet e organizatës sonë.

Kërkesat e profilit

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  • Bachelor në Dizajn Grafik, Dizajn të Faqes së Internetit ose fusha të ngjashme.
  • Përvojë pune relevante në dizajnin e faqeve të internetit .
  • Njohuri të thella të HTML, CSS, dhe teknologjive të tjera të ndërtimit të faqeve të internetit.
  • Njohuri shume te mira per CMS si Wordpress.
  • Njohuri rreth Nginx, Apache, Windows Server.
  • Aftësi për të realizuar në kohë detyrat e ngarkuara.
  • Njohuri të gjuhën angleze në të folur dhe të shkruar.
  • Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese dhe te punes ne grup.

Të interesuarit, brenda datës 20/05/2023 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.