Menaxher Klientësh

Rreth nesh

"ÇELËSI Media Group" operon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998 duke qenë udhëheqësi në sigurimin e informacionit praktik në Shqipëri, duke mbuluar 5 fushat kryesore të komunikimit: konsumatori drejt konsumatorit (C2C), biznesi drejt konsumatorit (B2C), biznesi drejt biznesit (B2B), aktivitetet artistike & kulturore dhe turizmin. ÇELËSI vjen me një shërbim të ri që do të jetë mjeti për konsultë, mbështetje dhe lehtësim të punëdhënësve dhe punëkërkuesve në gjetjen dhe ruajtjen e njëri-tjetrit. Ky shërbim i ri i quajtur “Profesionisti” nga ÇELËSI do të plotësojë strategjikisht shërbimet e rekrutimit si për punëdhënësit ashtu edhe për vetë punëkërkuesit dhe përfaqësojë revolucionarizimin e tregut të punës.

Titulli i postimit * Menaxher Klientësh
Kategoria Business development
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës


Jeni duke kërkuar punë më të mirë dhe mundësi për të fituar më shume? A është shitja dhe ndërtimi i marrëdhënieve të forta me Klientët pika juaj më e fortë? Apliko Tani!
 
Profesionisti në emër të një Klienti i cili ofron zhvillimin e programeve të besnikërisë të personalizuara për çdo Klient , po kërkon të punësojë kandidatë energjikë dhe të motivuar në pozicionin “ Menaxher Klientësh”.
 

Qëllimi i Pozicionit: Të menaxhojë të gjitha aspektet e rishitjes tek Klientet aktuale të rrjetit si dhe të promovojë benefitet që ofron karta e besnikërisë për Klientet duke synuar përmbushje të objektivave të Kompanisë si dhe rritje të vazhdueshme të imazhit dhe reputacionit të Kompanisë ne treg.

Kërkesat e profilit

Detyrat dhe Pergjegjësite:

  • Ruan dhe forcon marrëdheniet me Klientët aktualë të rrjetit, duke synuar rishitjen e shërbimit në baza periodike.
  • Prezanton në menyre profesionale benefitet e shërbimit të ofruar si dhe ofron zgjidhje të personalizuara për çdo Klient, duke garantuar cilësi maksimale të shërbimit.
  • Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me të gjitha bizneset e rrjetit, merr prej tyre ofertat ekskluzive për rrjetin dhe në bashkëpunim me ekipin e marketingut, ndjek dhe garanton ekzekutimin e fushatave të ndryshme marketing për çdo ofertë ekskluzive, duke synuar fidelizim të Klientit fundor.
  • Ndjek gjenerimin dhe dërgimin e raporteve javore/mujore tek Klientët e rrjetit, duke garantuar saktësi dhe qartësimin e tyre tek Klienti.
  • Garanton ruajtjen dhe arshivimin e duhur të dokumentacionit për çdo punë të kryer.
  • Kontribuon për përmirësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm të kompanisë me qëllim:
  • Zbaton me përpikmeri procedurat ne fuqi dhe politikat e kompanisë.
  • Detyra të tjera sic nevojiten/kërkohen.

Tjetër (Opsionale)

Aftësite e kërkuara:

Arsimimi: Diplomë universitare. Preferohet dega komunikim dhe marketing.

Pervoja e Punes: 3+ vjet eksperiencë pune në shitje dhe menaxhim Klientësh.

Aftësi te tjera:

  • Aftesi shume te mira komunikuese.
  • Aftesi shume te mira në shitje.
  • I orientuar drejt arritjes së rezultateve.
  • Te punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interesin më të mirë të Kompanise.

Procesi i Aplikimit: Te interesuarit janë të ftuar të dërgojnë aplikimin e tyre tek adresa rekrutim@profesionisti.al