MENAXHER I OPERACIONEVE (COO) - PRISHTINË

Rreth nesh

The HeadHunter Group is a private profitable company, headquartered in New York City, Rockefeller Plaza! We operate in USA, Greece, Cyprus, Bulgaria, North Macedonia, Serbia, Albania, Kosovo, Montenegro, Bosnia & Herzegovina! Partnering all around the world with the Biggest Global HR Companies! More than 1500 clients in these countries have chosen The HeadHunter Group! We are the only and truly Social Responsible Company, contributing every year for human rights, women rights and LGBT rights at the work place! Our business has a positive impact on the people every day. Helping people to “better job, better life” is our common purpose and the way in which we contribute to society. This is what we do, this is what we know about, this is what we care about, and this is what we are all about.

Titulli i postimit * MENAXHER I OPERACIONEVE (COO) - PRISHTINË
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Në emër të një nga klientet tanë në industrinë e shitjes së karburanteve, vajrave lubrifikante dhe produkteve tjera, jemi duke kërkuar në Prishtinë / Kosovë:

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
 

Funksioni kryesor dhe bazik i menaxherit të operacioneve është që të sigurohet se veprimtaritë kryesore të kompanisë të rrjedhin normalisht dhe janë të koordinuara me njëra tjetren. Po ashtu COO duhet të sigurohet të gjitha procedurat dhe kontrollet e vendosura po funksionojnë dhe po implementohen nga personat përgjegjës në kohën e duhur.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE: 

  • Të hartoj një planin vjetor (sasior) të shitjeve sipas pikave shitëse;
  • Të identifikoj nevojat per resurset shtesë qoftë humane qoftë teknike për të arritur objektivat e vëna;
  • Të bashkërëndoj veprimet e nevojshme me menagjeret e departamenteve tjera,si dhe vartësitë e tij në arritjen e objektivave të vëna;
  • Të ekzekutoj politikat e shitjes dhe të blerjes, respektivisht të bëjë organizimin e të gjitha resurseve që shitja dhe blerja e stokut të bëhet sipas planifikimeve dhe kërkesave aktuale të tregut;
  • Menaxhimi i procesit te furnizimit te cdo pike sipas nevojave me karburant; vajra lubrifikante apo pajisje ndihmese logjistike apo marketingu per funksionimin normal te pikes
  • Menaxhimi i perkrahjes teknike te cdo pike për zgjidhjen e cdo problemi qe ato mund te kene pergjate ushtrimit te aktivitetit te tyre;
  • Kontrollimi dhe inventarizimi periodik dhe/ose te befasishem te pikave te shitjes
  • Siguron zbatimin e politikave te çmimeve dhe të bonuseve qe aplikon kompania  per rrjetin tregtar;
  • Zbaton strategjite e marketingut  te kompanise me qellim rritjen e shitjeve dhe promovimit te kompanise ;
  • Planifikon shpenzimet oprative te rrjetit tregtar, perfshire edhe investimet eventuale;
  • Të menaxhoj me stafin i cili direkt është i involvuar në rrjetin e shitjes me pakicë  të karburanteve dhe podukteve të marketeve.
  • Të menaxhoj me gjithë strukturën tjetër teknike dhe infrasturkturore që lidhet me operacionet e shtjes dhe shpërndarjes së karburanteve;
  • Të organizoj dhe mirëmenaxhoj inventaret dhe pasurite e shoqërise nëpër pikat shitëse te kompanise dhe mjetet e logjistikës;
  • Të ndjek në mënyrë koherente tregun dhe kërkesat e tij, të marri informacion nga pikat  e shitjes dhe të japi informacion për Drejtorin Ekzekutiv;
  • Të kryej kontroll të detajuar të shpenzimeve dhe të ardhurave mujore ne rrjetin tregtar te kompanise;
  • Përgatitë raporte  mbi përformancën e stafit vartë të tij në baza periodike
  • Ndjek dhe drejton zhvillimin e stafit, iu komunikon për pritshmeritë e kompanisë;
  • Pergatitë raporte javore dhe mujore mbi shitjet sipas pikave shitëse dhe i krahason ato me planifikimet (në vlera sasiore)
  • Të kryej porosi direkte per furnizim me produkte pasi ka analizuar gjendjen e stoqeve dhe  ritmin e shitjeve;
  • Pregatitë raport mujor përmbledhës për mbarëvajtjen e punëve në të gjithë sektorët që kanë të bëjnë me shitjen dhe blerjet e stoqeve ;
  • Të ndjek dhe zbatoj të gjithë procedurat e brendshme të kompanisë dhe të sigurohet për zbatimin e tyre nga stafi në varësi ;
  • Siguron zbatimin e të gjitha  procedurave ligjore te organeve komunale, dhe atyre qeveritare te parapara me legjislacionin ne fuqi;
  • Të sigurohet që të gjitha masat janë marrë që siguria në punë të jetë konform kërkesave ligjore dhe rregullave dhe procedurave te brendshme të kompanisë;
  • Të sigurohet që deponimi dhe transporti i karburanteve bëhet sipas kërkesave ligjore dhe rregulloreve të brendshme të kompanisë;
  • Të sigurohet që janë marrë të gjitha masat   e kontrollit te kualitetit të produkteve për shitje me pakicë dhe shumicë;
  • Të sigurohet se të gjitha paisjet për mbrojtje në punë dhe gjatë transportit janë funksionale;
  • Organizon testimet e masave të sigurisë ;
  • Të kryej detyra të tjera që i caktohen nga Drejtori Ekzekutiv brenda profilit të punës;

Kërkesat e profilit

  • Të ketë kryer studimet e larta;
  • 3 – 5 vjet eksperiencë pune të mëparshme në te njëjtin profil;
  • Njohuri dhe përvojë në administrimin efektiv;
  • Të njohë biznesin dhe të ketë njohuri të mira të praktikave dhe parimeve të biznesit;
  • Të mendoj në mënyrë kritike dhe tu japi zgjidhje problemeve;
  • Aftësi komunikuese;
  • Të jetë e gatëshme të punoj në grup;
  • Të menaxhojë konfliktet;
  • Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar);
  • Të ketë leje për drejtimin e makinës (Klasi B);
  • Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze

Tjetër (Opsionale)

SHËNIM: Ky përshkrim pune nuk është gjithë përfshirës. Punëmarrësi mund të kryej edhe detyra të tjera për plotësimin e nevojave të kompanisë.

Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative? Atëherë ne ju mirëpresim! Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin e tyre (Letër Shoqëruese dhe CV) në: [email protected] , për çdo pyetje të mundëshme teknike në lidhje me aplikimin tuaj, ju lutem kontaktoni Znjsh. Blerta HASANI në numrin e telefonit + 381 38 749001 (nga Hënë në të Premte) jo më vonë se data 15 Korrik 2016. 

Provo suksesin me The HeadHunter! 
Besojani karrierën tuaj profesionistëve të vërtetë! 

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë. Emëroni CV-në sipas këtij formati (emër [hapsirë] mbiemër [hapsirë] CV).

 

Paga Mjaft kompetitive