QA/QC Inspector/ Inspektor Cilësie

Rreth nesh

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, ku aktualisht kompania do të zhvillojë hidrocentrale me mbi 100 MW kapacitet të instaluar. Aktualisht, kompania është e angazhuar në një sërë projektesh në të gjithë vendin, duke kombinuar njohuritë, aftësitë, përvojën dhe angazhimin për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe cilësi të lartë.

Titulli i postimit * QA/QC Inspector/ Inspektor Cilësie
Kategoria Inxhinieri
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

QA/QC Inspector/ Inspektor Cilësie

Kërkesat e profilit

  • Ben te mundur qe ne kantier te implementohet sistemi i kontrollit te cilesise se kompanise;
  • Koordinon qe nenkontraktoret dhe furnitoret te kryejne inspektimet per testet jo shkaterruese ne kantier;
  • Kontrollon te gjitha raportet e testeve te pergatitura nga laboratoret;
  • Verifikon qe aktivitetet qe ndodhin ne kantier jane ne perputhje me standartet e kontrates;
  • Merr pjese ne auditin e brendshem te kantierit;
  • Kryen te gjitha inspektimet e cilesise ne kantier;
  • Ben te mundur qe dokumentacioni i kontrollit te cilesise eshte  gati per tu bashkangjitur librezes se masave;
  • Kontrollon te gjitha raportet e jo konformitetit dhe vepron menjehere;
  • Realizon instruksionet e cilesise dhe veprimet korrektuese ne rast jo konformiteti;
  • Implementon planin e cilesise se aprovuar;
  • Koordinon me Menaxherin te gjitha problematikat e cilesise, drejton mbledhjet javore te cilesise ne kantier;.
  • Zbaton planin e kontrollit te cilesise se miratuar nga Menaxheri i Pergjithshem i Cilesise;
  • Zbaton procedurat e inspektimit dhe testimit per kantierin;
  • Ben te mundur qe te gjitha dokumentat teknike ne lidhje me cilesine jane te perditesuara. 

Tjetër (Opsionale)

  • Diplomë e Fakultetit të Inxhinierisë Civile, Profili Infrastrukturë; 
  • Të ketë mbi 5 vjet experiencë pune në kontroll kualiteti, teste laboratorike, prova, etj. 
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; 
  • Njohuri shumë të mira Paketës Office dhe Microsoft Project;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi dhe të punës në grup;
  • Të jetë i gatshëm të udhëtojë/jetojë jashtë Tirane;
  • Të zotëroje patentë te klasit B.

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. 

Afati i fundit i aplikimit është data 01 Tetor 2016, ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Gener 2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë