Blog

Si të punojmë në mënyrë më efikase?

Kushdo që punon me kohë të plotë e di se dita e punës nuk është mjaftueshmërisht e gjatë për të arritur të gjitha angazhimet e planifikuara. Megjithatë është e mundur të përmirësojmë produktivitetin duke përdorur teknika të përpunuara për ta bërë punën më të efektshme.

1. Përqëndrohuni

2. Mbani vendin e punës të pastër dhe të rregullt. Një mjedis i çrregullt i punës pengon produktivitetin.

3. Vendi i punës duhet të jetë i pajisur mirë. Sigurohuni që të keni gjithçka që ju duhet për të punuar, mjetet dhe furnizimet.

4. Ndiqni një orar të rreptë. Nëse nuk keni një afat kohor, duhet ta krijoni një të tillë dhe ta ndiqni me korrektësi.

5. Eleminoni të gjithë shpërqëndrimet personale. P.sh. mund të keni përballë një kolegë llafollog që nuk ju lë të qetë apo ndonjë aq të qetë sa ju shpërqëndron se ju bën përshtypje dhe mendoni rreth tij etj.

6. Përdorni pushimet për të menaxhuar angazhimet personale.

Edhe pse duket e çuditshme, pushimet në fakt mund t’ju ndihmojnë të përmirësoni produktivitetin. Para së gjithash, ju ndihmojnë të relaksoheni. Nëse ju nuk bëni pushim herë pas here, do të punoni më ngadalë ose me më pak efikasitet.