Inxhinier Perpunues

За нас

Gener 2 është një kompani shqiptare me një gamë të gjerë dhe të diversifikuar biznesi. Portofoli kryesor i veprimtarive të Gener 2 konsiston në ndërtimin e objekteve rezidencialë, komercialë dhe industrialë si edhe infrastrukturë dhe ndërtim rrugësh. Gener 2 gjithashtu është një nga investitorët kryesorë në vend në pasuri të paluajtshme dhe menaxhim pronash. Një pjesë e rëndësishme e portofolit të Gener 2, është edhe energjitika, ku aktualisht kompania do të zhvillojë hidrocentrale me mbi 100 MW kapacitet të instaluar. Aktualisht, kompania është e angazhuar në një sërë projektesh në të gjithë vendin, duke kombinuar njohuritë, aftësitë, përvojën dhe angazhimin për të përfunduar çdo projekt me sukses dhe cilësi të lartë.

Категорија Инженер
Опис на работата

Inxhinieri Perpunues eshte pergjegjes per pergatitjen e vizatimeve (fizike ose dixhitale) te punes, skicave dhe detajeve.

Потребни квалификации

  • Pergjegjes per prodhimin e vizatimeve (dixhitale ose fizike) te punes, prerjeve ose detajeve;
  • Mbulon kantjerin me sherbimin e vizatimeve te punes;
  • Ndjek aplikimin e standartit te vizatimeve qe punon kompania ose te parashikuar ne kontraten e zbatimit;
  • Kthen vizatimet e pastandartizuara ne te standartizuara;
  • Ndjek standartet ISO 128-23:1999 mbi vizatimet, propozon permiresimin e rregullave te vizatimeve te punes;
  • Ripunon dhe detajon projektin për zbatimin;
  • Përgatit “As built drawings”;
  • Ne bashkëpunim me inxhinierin topograf dhe inxhinierin e zbatimit nxjerr volumet metrike dhe përgatit librezat e masave për punimet e realizuara;
  • Zbërthen projektin për te nxjerr listën e materialeve te nevojshme;
  • Furnizon topografët e kantierit me ndryshimet e projektit kur është e nevojshme;
  • Krijon dosjen e fotografive nëpërmjet te cilave paraqet ecurinë e punimeve sipas fazave;
  • Bashkepunon me drejtorine teknike per te gjitha ndryshimet e nevojshme ne kantier.

Друго (опционално)

Edukimi:Të ketë përfunduar fakultetin e inxhinierise ndertimit

Gjuhe te huaja:Anglisht ne nivel mesatar

Njohuri kompjuterike:Microsoft Office, Project, Autocad, Tekla

Eksperienca e kerkuar:Mbi 5 vjet eksperience.

Njohuri te tjera:Patente e klasit B

Te jete i gatshem te punoje jashte Tirane

 

Të gjithë të interesuarit, janë të lutur që të dërgojnë CV nëpërmjet adresës së e-mailit careers@gener2.al  ose te plotesojne formularin e aplikimit ne faqen zyrtare www.gener2.al ne seksionin “apliko online”. 

Afati i fundit i aplikimit është data 01 Tetor 2016 ora 17:00.

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

* Gener 2 merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.