Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim, Elbasan

Rreth nesh

Kompania me e madhe e sigurimeve ne Shqiperi.

Titulli i postimit * Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim, Elbasan
Kategoria Ekonomist
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a.  pjese e Uniqa Group Austria, shoqëri Sigurimi me eksperiencë 25 vjeçare, themeluar më 22 Shkurt 1999, e përfaqësuar me 8 kompani sigurimi Jetë dhe Jo-Jetë, Risigurime dhe Fond Pensionesh që ofron të gjitha klasat e sigurimit me 42 produkte, me rreth 1,500 punonjës dhe agjentë në mbi 900 zyra ku ajo operon dhe zhvillon aktivitetin e saj në 3 shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, shpall 1(një) vend të lirë pune për:

Specialist Finance dhe Marrje në Sigurim, Elbasan

Roli dhe Përgjegjësitë:

  • Të shesë produktet e sigurimeve klientëve potencialë; individë, biznese të vogla e të mesme, korporata dhe entitete publike për të siguruar mitigimin e risqeve që mbulohen dhe mitigohen me produkte sigurimi.
  • Të jetë proaktiv, i/e strukturuar në shpjegime për klientët që të garantojë përpuethshmërinë e nevojave të tyre me mbulimet respektive të produktit/eve të sigurimit.
  • Të mirëmbajë marrëdhëniet me klientët egzistues dhe të krijoj databazë klientësh të rinj që të mundësoj arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
  • Të jetë person i organizuar në lidhje me plotësimin korrekt të dokumentacioneve përkatëse të çdo praktike sigurimi.
  • Kujdeset për regjistrimin e lëvizjeve të bankave në sistem.
  • Rregjistron faturat dhe kryen kontabilizimin e shitjeve.
  • Kujdeset në mënyre të vazhdueshme për arkëtimin e primeve dhe të kësteve.

Kërkesat e profilit

Kriteret që aplikantët duhet të plotësojnë janë:

  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e Ekonomisë.
  2. Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në kompani apo industri me vlerësim performance.
  3. Orientim ndaj rezultateve dhe me ego vet-motivuese për të arritur objektivat.
  4. Energjik, dinamik dhe proaktiv në komunikim me klientë.
  5. Të jetë i/e organizuar dhe strukturuar në aspektin operativ.
  6. Të njohë programet e paketës Microsoft Office (excel, word).
  7. Gjuha e huaj është avantazh për kandidatin (të shkruar dhe të folur).

Të interesuarit, brenda datës 14.10.2024 të dorzojnë CV në adresën zyrtare të e-mail-it: burimetnjerezore@uniqa.al  ose në postën e shkruar në adresën: Sigal Uniqa Group Austria; Departamenti Legal & Burimeve Njerëzore; “Qëndra e Biznesit  SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose na kontaktoni në numrin e telefonit 04 22 333 08.