KIMIST/E SPECIALIST PER PRODUKTET USHQIMORE (Dega DURRËS)

Rreth nesh

E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.

Titulli i postimit * KIMIST/E SPECIALIST PER PRODUKTET USHQIMORE (Dega DURRËS)
Kategoria Product Specialist
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Përgjegjësitë
 

Plan javor, mujor të prodhimit;
Rishikimi dhe përshtatja e planit të prodhimit sipas nevojave;
Kontrolli i orareve dhe frekuentimit të punonjësve në varësi;
Kontrolli i disiplinës dhe uniformave të punonjësve në varësi;
Sistemim të produkteve të përfunduara (mbas prodhimit) në mënyrë të rregullt në magazinë;
Kontrolli i cilësise i cili duhet të bëhet 3-4 herë në ditë me procesverbal;
Menaxhimi i lëndëve të para që nevojiten për prodhim (produkt, ambalazh etj.);
Normativat;
Recepturat e të gjitha produkteve (kur ka ndryshime duhet të merret firma tek drejtuesi përkatës);
Menaxhimi i burimeve njerëzore në varësi;
Siguria ushqimore në çdo repart;
Kontrolli i rendimentit të çdo makinerie që të jenë me kapacitet të plotë.

Kërkesat e profilit

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Kimike;
Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale;
Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme mbi dy vite eksperiencë.
Aftësi:
• Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
• Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
• Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
• Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
• Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;

Tjetër (Opsionale)

Objektivat
 

Përcakton qëllimet, permirëson proceset e prodhimit dhe zgjidh problemet në bashkëpunim me menaxherët në të gjithë kompaninë;
Përkthen kërkesat e konsumatorëve dhe drejtuesve në strategji dhe procese të prodhimit, duke qenë në linjë me politikat e kompanisë dhe duke menaxhuar në mënyrë efektive prodhimin e produkteve;
Zhvillon plane, buxhete, politika dhe procedura të lidhura me të gjitha operacionet e prodhimit.

 

Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com 

 Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.