Specialist/e Shitje

Titulli i postimit * Specialist/e Shitje
Kategoria Marketing/Shitje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

eppc kërkon një Specialist/e shitje për klientin e saj, një kompani solide, dinamike dhe inovative, ndër kompanitë më me emër  në vend në fushën e veprimtarive ku operon, si: Ndriçues; Hidrosanitare, Hidraulike.

Kërkesat e profilit

Puna e Specialistit të shitjes, konsiston në ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, shitjen e produkteve dhe shërbimeve, ndjekjen e proçeseve të punës siç është e përcaktuar në udhëzimet e shitjeve dhe politikave të kompanisë, kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientit dhe arritjen e objektivave të paracaktura të shitjes.

Tjetër (Opsionale)

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Eksperiencë të mëparshme në fushën e shitjeve (eksperienca në Retail përbën avantazh);
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shitjeje;
  • Paraqitje profesionale dhe të jetë i/e orientuar drejt shërbimit ndaj klientit dhe arritjes së objektivave;
  • Të jetë person energjik, pozitiv dhe i/e motivuar (preferohet grupmosha 25-30 vjeç);
  • I/e gatshme të punojë me turne për 6 ditë në javë;
  • Njohuri të mira kompjuterike për prerjen e faturave dhe përpilimin e ofertave.

Të dhënat:

Pozicioni:                        Specialist shitjeje;

Vendndodhja:               Tiranë;

Orari:                                6 ditë në javë;

Raporton tek:                Manaxheri i dyqanit;         

Pagesa:                            Në varësi të aftësive të kandidatit/es;

Kontrata:                         Sipas Kodit të Punës;

Aplikimet mbyllen:         12 Maj 2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al