Menaxher Dyqani

Neptunshpk
Titulli i postimit * Menaxher Dyqani
Kategoria Manaxher Shitjesh
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar tregetimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Shitje me pakice
Vendodhja:  Berat
Përmbledhja e Pozicionit: Nje Menaxher/e Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.

Kërkesat e profilit

Detyra dhe Përgjegjësi : 
• Menaxhimi dhe motivimi i skuadres per te rritur shitjet dhe per te sigurur rendiment;
• Menaxhimi i niveleve te stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut;
• Mbledhja, filtrimi dhe dergimi i porosive ditore;
• Te perballoje me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanise;
• Te studioje ne menyre sistematike terrenin e shitjeve;
• Te bashkepunoje me koleget dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente;
• Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve;
• Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment;
• Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestare te rinj potencial per staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi;
• Organizimi i promocioneve ne nivel dyqani;
• Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
• Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme te dyqanit;
• Pjesemarrja ne takimet mujore per shitjet;
• Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesit e sektoreve dhe stafin e shitjeve;
• Dhenia e feedback-ut tek zyrat qendrore;
• Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizes se ecurise;
 

Tjetër (Opsionale)

Kërkesat: 
Edukimi: Diplome universitare larta (preferohet Fakulteti Ekonomik në profilin Menaxhim);
Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet pervoje pune ne shitje me pakice;
Kualifikime të tjera:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
- Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
- Aftësi organizative dhe menaxheriale;
- Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
- Qëndrim analitik ndaj problemeve në analizën e shkaqeve dhe gjetjen e zgjidhjeve të shpejta;
- Shumë i besueshëm, diskret dhe etik;
- Aftësi të mira analitike dhe vendimmarrëse; aftësi për të zgjidhur probleme kyç;
- Aftesi te shkelqyera komunikuese;
- Metodik dhe i organizuar;
- Ndershmeri dhe integritet;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al.

Afati I dorëzimit: 06.05.2016


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.