Këshilltar i Biznesit për Shitje në Terren

Titulli i postimit * Këshilltar i Biznesit për Shitje në Terren
Kategoria Marketing/Shitje
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Eppc Kosovë kërkon një Këshilltarë të Biznesit për shitje në terren për klientin e saj, e cila është një kompani ndërkombëtare, ndër më prestigjiozet në sektorin e digjitalizimit elektronik.

Kërkesat e profilit

  1. Viziton në terren bizneset dhe i edukon ata rreth shërbimeve të kompanisë;
  2. Prezanton produktet/shërbimet tek klientët
  3. Asiston bizneset për ti regjistruar në platformë duke plotësuar informatat e nevojshme;
  4. Përmbush nevojat e klientëve duke arritur ‘targetat’ mujore të shitjes;
  5. Monitoron tregun dhe konkurrencën duke mbledhur informata, çmimet, produktet;
  6. Zgjidh ankesat e klientëve duke hetuar problemet;
  7. Përgatit raportet dhe jep rekomandimeve për menaxhmentin.

Tjetër (Opsionale)

Kërkesat për këtë pozicion janë:

  • Fakultet të përfunduar në drejtim të informatikës, biznesit, ose marketingut;
  • Pëvojë e punës të paktën 3 vite në shitje (komercialist, banka, kryesisht në terren është e preferuar);
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Aftësi për të komunikuar dhe shërbyer klientëve;
  • Aftësitë kërkimore, prezantuese dhe negociuese;
  • Gatishmëria e punës jashtë orarit sipas nevojës.

 

Të dhënat:

Pozicioni:                      Këshilltarë i Biznesit për shitje në terren; 

Vendndodhja:               Prishtinë;

Orari:                              40 orë;

Raporton tek:               CEO;

Udhëtime pune:          Po, brenda vendit;

Pagesa:                          Shumë e mirë (fikse + bonuse);

Kontrata:                         Sipas Ligjit të Punës;

Aplikimet mbyllen:    02.08.2016.

 

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke  përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: kosovo@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.