Ekonomist/e në kantier Kamëz

Gjoka Konstruksion Sh.a
Titulli i postimit * Ekonomist/e në kantier Kamëz
Kategoria Ekonomist
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Shoqeria "Gjoka Konstruksion" sh.a kerkon te punesoje Ekonomist/e  për Kantierin Kamëz.

Plotësimi i dokumentacionit të nevojshëm (fatura tatimore/ fatura shoqerimi) për klientët, mjetet e transportit të mallit;
Asistim në kryerjen e inventarit të magazinës dhe nxjerrjen e rezultatit përfundimtar;
Mbajtja e gjendjes së inventarit të magazinës, kartelave të artikujve, rakordimin e gjendjes kontabel dhe fizike;
Përgatitja e faturave tatimore të shitjes bazuar në kontratat e nënshkruara mes palëve;
Hartimi raporteve të ndryshme shitje dhe blerje;
Menaxhimi i faturave te blerjeve dhe shitjeve dhe rakordime periodike me klientët / furnitorët;
Rakordimin e kartelave të furnitorëve;
Përgatitja e raporteve mbi aktivitetin e punës në kantier;
Në rast nevoje duhet të shkojë në kantieret dytësore për verifikim e inventareve;
Detyra të tjera të ngarkuara nga eprori përkatës.

Kërkesat e profilit

Të jetë diplomuar në Fakultetin e Ekonomise;
Të ketë eksperiencë pune minimalisht 3 vjet si ekonomist në kompani ndërtimi; 
Të ketë njohuri të gjuhës Angleze;
Të zotëroj njohuri të paketës Microsoft Office (veçanerisht me Excel-in) dhe programin Financa 5;
Të jetë i saktë në detyrat që i ngarkohen dhe i aftë për të punuar në grup;
Preferohet të ketë njohuri mbi pjesët e kembimit të makinerive.

Tjetër (Opsionale)

Të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-n e tyre në adresën e email-it: hr.gjoka@gmail.com ose Tel: 0692064624

Adresa e punës: Kantieri Kamëz, Rr. Argjinatura.