Arketar/e i/e Perkohshme, Dega Fushekruje

Rreth nesh

Banka Societe Generale Albania sh.a, eshte nje mundesi e mire punesimi dhe i kushton vemendje te veçante politikave te zhvillimit dhe kompensimit te stafit.

Titulli i postimit * Arketar/e i/e Perkohshme, Dega Fushekruje
Kategoria Bankë
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

~~Objektivat Kyce
1.Pergjegjes per mbarevajtjen e veprimeve te arkes se tij/saj.

Objektivat e Riskut Operacional
1.Te siguroje gjithmone administrimin korrekt te mjeteve monetare ne arken e menaxhuar prej tij/saj
2.Te kerkoje respektimin e rregullave strikte ne kryerjen e veprimeve me mjete monetare CASH

Pergjegjesite KYC dhe AML
1. Zbaton me perpikmeri procedurat/instruksionet e brendshme mbi Parandalimin e Pastrimit te Parave dhe Financimit te Terrorizmit

 

 

Kërkesat e profilit

Rolet & Pergjegjesite Kryesore
1.Kryen arketime ose pagesa me klientet, ne perputhje me shumen perkatese ne dokumentin urdherues.
2.Kontrollon dokumentin e arketimit per rregullshmerine ne plotesimin e tij me te gjitha kerkesat qe permban.
3.Numeron dhe kontrollon mjetet monetare.
4.Me parate qe arketon, formon tufa me 100 cope, ne perputhje me rregullat e Bankes se Shqiperise.
5.Kryen veprimet e nevojshme per kuadrimin e arkes ne vlere dhe ne sasi (sipas prerjeve) duke patur parasysh: a) Printimin e inventarit per veprimet e kryera, b) Perpunimin e vlerave qe ka ne ngarkim ne fund te dites, c) Krahasimin e gjendjes fizike me gjendjen kontabel.
6.Me perfundimin e kuadrimit dhe dorezimin e vlerave, dokumentet i jepen CRM-se se caktuar per kete qellim, per veprime te metejshme.
7.Dorezon gjendjen e arkes ne tufa te plota, sipas dokumentit te pergatitur per kete qellim.
8.Vendos ne arken e dores vlerat qe mbeten ne ngarkim te tij dhe kujdeset deri ne futjen e tyre ne kasaforte.
9.Eshte pergjegjes per cdo diference te rezultuar nga kuadrimi i dites apo cdo kontroll tjeter te kryer ne arken e menaxhuar prej tij.
10.Eshte pergjegjes per pagesat nga arka ne perputhje me procedurat operacionale dhe dokumenatcionin e kerkuar per kete qellim.
11.Njeh produktet e bankes dhe referon klientet tek CRM-te e deges per procedim te metejshem qe lidhet me shitjen e tyre

 

Tjetër (Opsionale)

~~Kualifikime te Nevojshme
1.Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.
2.Te pakten 1 (nje) vit eksperiencë pune në sistemin e raportimit bankar.
3.Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
4.Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Afati i fundit për pranimin e aplikimeve: 2 Shtator 2016.

Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.

Të interesuarit të aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes Societe Generale Albania: www.societegenerale.al

ose te aksesojne linkun http://societegenerale.al/al/jobs/