Asistent Menaxher Dyqani

Rreth nesh

Company Profile: Balfin Group is among the largest private investment groups in Albania The Group`s investment portfolio embraces activities of real estate development, retail sales, commercial and industrial space management services, mining and metallurgy industry, customer financing, etc. Neptun is an affiliate of Balfin Group operating in the sector of consumer electronics.

Titulli i postimit * Asistent Menaxher Dyqani
Kategoria Drejtues/Menaxher
Lloji i punës Full Time
Përshkrimi i Punës

Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar tregetimin e pajisjeve Elektroshtepiake.

 

Pozicioni: Asistent Menaxher Dyqani

Departmenti: Shitje me pakice

Vendodhja:  Neptun Durrës

Përmbledhja e Pozicionit: Nje Asistent Menaxher/e Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.

Fokusi kryesor i tij eshte qe te permiresoje ecurine komerciale te dyqanit dhe te shtoje ne maksimum te ardhurat e kompanise.

 

Detyra dhe Përgjegjësi :      

  • Përgjegjësia për të dorezuar planin vjetor ne xhiro dhe fitim para interesit dhe amortizimit;
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadrës për të rritur shitjet dhe për të siguruar rendiment;
  • Menaxhimi i niveleve te stoqeve sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyce per kontrollin e stokut;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
  • Kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klientëve;
  • Shëtitja sistematike në terrenin e shitjeve, biseda me kolegët dhe klientët dhe identifikimi ose zgjidhja e ceshtjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve për stafin e shitjeve;
  • Përgatitja e punonjësve të dyqanit për të pasur rendiment;
  • Marrja me ceshtjet e stafit; intervistimi per pjesetare te rinj potencial për staf; përcjellja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise;
  • Organizimi i promocioneve në nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi per paraqitjen dhe ndjeshmëria për paraqitjen e jashtme dhe të brendshme të dyqanit;

 

Kërkesat e profilit

  • Edukimi: Të ketë përfunduar Arsimin e Lartë (preferohen degë të lidhura me Administrim Biznesi)
  • Eksperiencat e punës: Minimum 3 vjet përvoje pune në shitje me pakicë;
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione te ngjashme;
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin fiskal;
  • Të ketë njohuri shumë te mira të programeve të paketës Microsoft Office si dhe te programit  FINANCA 5;
  • Të kete njohuri të mira të gjuhës Angleze (e shkruar dhe e komunikuar);
  • Aftësi të mira komunikuese;
  • Sistematik dhe i organizuar;
  • Aftësi për të punuar në grup;
  • Aftësi motivuese;

Tjetër (Opsionale)

 

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al.

Afati I dorëzimit: 05.09.2016

 

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Paga Konkuruese