Blog

Ja pse të qenit i ri dhe çift është mirë për karrierën tuaj

Njerëzit që janë në një marrëdhënie paguhen më shumë se beqarët, madje ata promovohen në detyrë më shpejt. Ata priren për të kapur majat: përafërsisht 70%  e themeluesve të bizneseve të suksesshme kanë qenë të martuar kur u bën sipërmarrës. Gjithashtu, 93% e 1000 femrave drejtuese janë të martuara, krahasuar me mesataren e vendit 64%.

Psikologët kanë vënë re efektet e mëposhtme që  kanë marrëdhëniet e shëndetshme në punë:

Përkushtimi

Meshkujt e martuar punojnë afërsisht 400 orë më shumë në vit se sa beqarët që kanë të njëjtin formim. Për më tepër, njerëzit shpenzojnë më tepër kohë në punë kur marrëdhëniet e tyre po shkojnë mirë. Sipas HBR (Harvard Business Review), mungesa e problemeve në shtëpi i bën që  të sjellin në punë një energji më pozitive. Mbase për të njëjtën arsye, punonjësit çift marrin më pak ditë raport sesa beqarët.

Menaxhimi i problemit

Gratë që deklarojnë stres në punë, marrin mbështetje më të madhe nga bashkëshortët e tyre. Kjo mbështetje mund të vijë në forma të ndryshme , por efekti i përgjithshëm duket pozitiv. Një nga studimet nxori në përfundim se kënaqësia në familje shërben si një burim që ndihmon individët për të menaxhuar problemet në punë.

Teoritë e bashkëngjitura sugjerojnë së kur njerëzit ndihen të sigurtë në një marrëdhënie, e përdorin partnerin e tyre si një burim për të zgjidhur dhe eksploruar problemet. Ata ndihen të sigurte t’i drejtohen partnerit në rast nevoje, me pritshmërinë që partnerët janë të gatshëm dhe mbështetës.

Karriera dhe Kënaqësitë e jetës

Në bisedat e rregullta rreth karrierës dhe  jetës, të rinjtë në një marrëdhënie rezultuan me një karrierë dhe jetë të kënaqshme.

Disa kërkime dolën në përfundim se marrëdhëniet romantike ndihmojnë individët për t’u përshtatur në botën e vërtetë.

Marrë nga Monitor.al