За нас
E themeluar në vitin 1994, shoqëria “TEUTA DURRES” SHPK, operon në dy sektorë kryesor: paketimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore. Kompania lider në treg në sektorin ushqimor prej 29 vitesh me markat Teuta dhe Gold si edhe distributor ekskluziv i shumë markave premium Italiane si Riso Scotti, Pasta Garofalo, Ponti, Olitalia, Sant'Anna, Grupo Tedesco, Roberto, Selezione Casillo, Matilde Vicenzi me mbi 19 ekskluzivitete.
Опис на работата
Kompania TEUTA DURRES, kërkon të punësojë:
KIMIST/E SPECIALIST PER PRODUKTET USHQIMORE
Objektivat:
- Përcakton qëllimet, përmirëson proceset e prodhimit dhe zgjidh problemet në bashkëpunim me menaxherët në të gjithë kompaninë;
- Përkthen kërkesat e konsumatorëve dhe drejtuesve në strategji dhe procese të prodhimit, duke qenë në linjë me politikat e kompanisë dhe duke menaxhuar në mënyrë efektive prodhimin e produkteve;
- Zhvillon plane, buxhete, politika dhe procedura të lidhura me të gjitha operacionet e prodhimit.
Përgjegjësitë:
- Plan javor, mujor të prodhimit;
- Rishikimi dhe përshtatja e planit të prodhimit sipas nevojave;
- Kontrolli i orareve dhe frekuentimit të punonjësve në varësi;
- Kontrolli i disiplinës dhe uniformave të punonjësve në varësi;
- Sistemim të produkteve të përfunduara (mbas prodhimit) në mënyrë të rregullt në magazinë;
- Kontrolli i cilësise i cili duhet të bëhet 3-4 herë në ditë me procesverbal;
- Menaxhimi i lëndëve të para që nevojiten për prodhim (produkt, ambalazh etj.);
- Normativat;
- Recepturat e të gjitha produkteve (kur ka ndryshime duhet të merret firma tek drejtuesi përkatës);
- Menaxhimi i burimeve njerëzore në varësi;
- Siguria ushqimore në çdo repart;
- Kontrolli i rendimentit të çdo makinerie që të jenë me kapacitet të plotë.
Потребни квалификации
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Kimike;
Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar në kurse profesionale;
Eksperiencë pune në pozicione të ngjashme mbi dy vite eksperiencë.
Aftësi:
- Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
- Aftësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
- Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
- Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
Друго (опционално)
Të interesuarit mund të dërgojnë CV në email: hr@teutadurres.com deri në datën 15.11.2020.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.